Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbeu zjarr me RENEA-n, vritet Kostandinos Kaçifa


Forcat RENEA pas lokalzimit të shtetasit që qëlloi mbi patrullën e uniformave blua kanë shkëmbyer zjarr ku më pas ka mbetur i vrarë Kostandinos Kaçifa.

Kaçifa fillimisht hapi zjarr mbi patrullën e policisë dhe më pas u vu në ndjekje nga uniformat blu të ndihmuara edhe nga forcat RENEA të cilat pas lokalizimit në fshatin Bularat të Gjirokastrës kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.

Vrasja e Kaçifas erdhi pasi ai hapi zjarr ndaj efektivëve të cilët vranë agresorin pasi i’u rrezikua jeta.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij.

Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *