Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është përfshirë nga flakët një makinë e cila ishte në ecje. Mësohet se makina tip Mitsubish drejtohej nga një 31-vjeçar nga Tirana, i cili është hedhur me shpejtësi nga makina dhe ka shpëtuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një zjarrfikëse, e cila mundësoi fikjen e flakëve. Njëkohësisht shërbimet policore normalizuan trafikun e krijuar me këtë rast. Mjeti është djegur plotësisht dhe policia po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje.