Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Shteti ka dështuar, kjo qeveri nuk ka çfarë ofron më


Deputetja e Partisë Demokratike nëpërmjet një postimi në Facebook ka sjellë në vëmendje rastin e një familje e cila jeton në varfëri dhe mundësi të vetme ka punësimin në një fasoneri të Zall Herrit ku pagesa është 30 lek për një palë këpuzë.

Për Tabakun rasti që ajo sjell në vëmendje është qartë rasti “kur shteti dështon”.

Më tej deputetja e PD-së, tregon se puna në fasoneri për këtë zonë është e vetmja mundësi ndërsa për burrat nuk ka mundësi pune përveç emigrrimit.

Postimi i plotë:

Kur shteti dështon!

Pak ditë më parë në ZallHerr ku takova Prenën, 45 vjec me arsim të mesem e cila mbante me punën e saj një familje me gjashtë anëtarë. Paguhej 30 lekë për cdo palë këpucë që qepte e sic do nënë bënte shumë punë të tjera në shtepi. Dita fillonte në të gdhirë e mbaronte pothuajse në të gdhirë të ditës tjetër.

Kur e pyeta a ka kërkuar mundësi të tjera punësimi ajo ose bashkëshorti më tha që nuk ka! Për asnjë në atë zonë nuk ka. I gjithë fshati kishte dy kafe dhe asnjë biznes tjetër afër. Zonjat e zonës punësoheshin në fasone e zotërinjtë rrinin prisnin mos ndoshta dikush largohet në emigrim! Si kjo familje kishte plot të tjera më thanë!

Ky është shembulli më I mirë kur shteti dështon! Ka shumë njerëz punëtorë që duan thjesht një mundësi, ka shumë zonja që ia dalin vetë, duan thjesht një mundësi. Ky lloj shteti që mbështet të fortin, që rrit taksat, që nuk motivon atë që studion e punon ky shtet ka dështuar! Kur shoh modelet që promovohen, bizneset që largohen, shkollat që mbyllen, cmimet që rriten e kuptoj që ky shtet ka dështuar. E kur takoj zonja si Prena që duan thjeshtë një mundësi e shoh që ka dështuar. Sot shqiptarët nuk duan as Kryeminsitër gaztor që ti ndërtojë shtëpinë, as shoë ë propagandë. Duan mundësi reale për punësim, arsimim.

Kjo qeveri këtë nuk e ofron më. Në fakt nuk e ka ofruar kurrë!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *