Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Kaçifas, jehonë në mediat greke: Ngriti flamurin grek kapet dhe vritet nga policia


35-vjeçari Kostandinos Kaçifas pasi u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA  mbasditet e sotme pas një ngjarje që filloi pasi Kaçifas qëlloiu mbi patrullën e uniformave, ka bërë jehonë në mediat e vendit fqinj.

Titujt e tyre e lidhin e vrasjen me ngritjen e flamurit grek

“Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është titulli i Protothema.

Në artikull shkruhet se: “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”.

Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se “është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”.

“Mononews.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

 

“Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *