Një adoleshente është zhdukur nga banesa e saj në Cërrik.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të Cërrikut, ku 17-vjeçarja me inicialet V.Gj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Babai 58 vjeçar me inicialet Sh. Gj., ka bërë kallëzim në polici për largimin e të bijës adoleshente. Policia njofton se ka nisur punën për gjetjen e 17-vjeçares.
“Më datë 25. 10. 2018, shtetasi Sh. Gj., vjeç 58, banues në fshatin Mollas, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza, shtetasja V. Gj., vjeçe 17. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.”, thuhet në njoftim.