Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Kacifës, Lubonja-Ramës: Të duhej për të tërhequr vëmendjen nga skandalet


Analisti Fatos Lubonja a folur edhe për ngjarjen e fundit në Bularat të Gjirokastrës, ku ngeli i veraë Konstadinos Kaçifa. 

Lubonja u shpreh se më mirë mos kishte ndodhur si ngjarje pasi forcat e policisë janë të stërvitura për të neutralizuar pa vrarë.  Ndërsa reagimin e kryeministrit Edi Rama nuk e quajti normal dhe tha se u duhej një ngjarje e tillë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. 

“Detyra e policisë është t’i evitojë këto dëme të mëdha. Forcat e policisë janë të stërvitura për të neutralizuar pa vrarë. Kjo është e para gjë që do të kishte qenë mirë të mos ndodhte, vrasja, që të neutralizohej personi që akoma se dimë çfarë ka qenë. Njëkohësisht për të mos u krijuar këto tensione mes Shqipërisë e Greqisë. Nuk jam me ata që ekzaltojnë faktin ‘ja ne ja treguam vendin’. Këtu është problemi që të mos ndodhte ngjarja. E dyta gjë që duhet bërë për këtë gjë është transparenca e plotë për këtë ngjarje. Varet se si ka ndodhur kjo ngjarje, dhe mund ta thellojë acarimin mes dy vendeve.

Nuk ishte reagim normal i kryeministrit. E shikojnë si fushatë elektorale. Thotë më mirë të jem me shumicën, nacionalistët. U duhet një ngjarje e tillë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet se dalin si patriotë”, u shpreh Lubonja për “News 24”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *