Vendosni fjalën kyçe....

6 të plagosur nga përleshja mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë, mediat helene: Dyshohet se lidhet me vrasjen e Kacifa-s


Një  përleshje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes një grupi grekësh dhe shqiptarësh në periferi të Athinës.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm, në një park në kryqëzimin e rrugëve Domokos dhe Gerakas.

Sipas Protothema-s, nga përleshja kanë mbetur të plagosur plot 6 persona.

Në vendin e ngjarjes, poilicia gjeti një armë zjarri pistoletë.

Tre prej të plagosurve u transferuan spitalin Sismanoglio dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij konflikti, megjithatë policia greke njofton se ka nisur hetimet.

Sipas mediave greke, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e ushtarit grek Kostandinos Kacifa nga focat RENEA, mirëpo policia ende nuk i lidh dy ngjarjet bashkë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, një ushtrar grek, Kostandinos Kacifa mbeti i vrarë nga forcat RENEA. 

Sipas policisë shqiptare, vrasja e Kacifas ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi ai qëlloi i pari me armë ndaj efektivëve të policisë.
Fillimisht policia ka marrë një njoftim se në fshatin Bularat janë dëgjuar të shtëna me armë.

Kur kanë mbërritur në vendngjarje, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake- Kostandinos Kacifa. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Punonjësit e policisë kanë kërkuar përforcime ndërsa janë vënë në ndjekje të Kacifas.
Pasi e kanë lokalizuar në një shpat mali mbi fshatin Bularat, mes forcave special dhe Kacifas ka nisur një përplasje me armë, nga të cilat ka mbetur i vrarë shtetasi grek.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *