Interi ka marrë një fitore të bindshme ndaj Lazio-s në “Olimpico”, në ndeshjen e fundit të kësaj jave në Serie A.
Zikaltrit triumfuan 3-0, me dy gola të shënuar nga Mauro Icardi, i cili edhe njëherë tjetër tregoi se është një sulmues i madh, duke thyer këtë herë portierin shqiptar Strakosha, i cili u tregua i pafuqishëm përballë argjentinasit.
Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vendin e dytë.