Presidenti Meta ka mbërritur sot në Stamboll me ftesë të veçantë nga presidenti turk, Erdogan. Kreu i shtetit pritet të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të ri të Stambollit, “Istanbul Ataturk Airport”.
Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.
Aeroporti i ri që do përurohet është pjesë e aeroportit kryesor “Istanbul Ataturk Airport” më i madhi në vend për nga numri i pasagjerëve dhe numri i fluturimeve.