Skëndërbeu ka fituar pastër ndaj rivalëve direkt për titull Partizanit me rezultatin 0-2.
Ishte Muzaka ai që kaloi “ujqërit” në avantazh në minutën e 62’ menjëherë pasi hyri në fushën e lojës.
Më pas Devi Bregu dyfishoi rezultatin, duke mbyllur edhe sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi” në fazën e dytë të Superiores.
Me këtë fitore Skënderbeu i rimerr kreun Partizanit.