Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi ajrore në Indonezi, rrëzohet avioni me 188 persona në bord (FOTOT)


Një avion me 188 persona në bord është rrëzuar në det në Indonezi. Sipas “Daily Mail”, avioni ‘Lion Air Boeing’  ra në det sapo ishte ngritur nga pista e aeroportit të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, ndërsa kishte planifikuar që të ulej në Pangkal Pinang.

Sipas “BBC” ende nuk është gjetur asnjë i mbijetuar. Avioni e humbi kontaktin me pikën e kontrollit pak minuta pas ngritjes.

Aeroplani ishte një lloj i ri i avionëve dhe nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin. “Lion Air” është operatori më i madh i Indonezisë me kosto të ulët.

“Aeroplani u rrëzua në ujë rreth 30 deri në 40 metra të thella”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve “AFP”: “Ne jemi ende në kërkim të mbetjeve të avionit”.

Në ujë janë gjetur sende personale të pasagjerëve, që nga kartat e identitetit deri tek fotografitë.

“Nuk e dimë ende nëse ka ndonjë të mbijetuar”, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Muhmmad Syaugi: “Ne shpresojmë, ne lutemi, por ne nuk mund të konfirmojmë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *