Gjermania është një nga vendet që nuk vuan nga papunësia. Sipas të dhënave tani janë të papunë vetëm 2,2 milionë, që do të thotë më pak se 5%.
“Në tregun e punës në Gjermani jo vetëm që ka rënë numri i të papunëve në tetor në 2,204 milionë, që është vlera më e ulët e ndonjë tetori prej ribashkimit të Gjermanisë, po me qindra mijëra vende të punës janë të lira. Papunësia ka rënë në krahasim me muajin shtator për 0,1 %, që do të thotë se papunësia në Gjermani aktualisht është vetëm 4,9%. Është kjo hera e parë që papunësia e llogaritur nga Agjencia Federale e Punësimit, bie nën 5%. Në krahasim me muajin e kaluar, numri i personave që kanë gjetur punë është shtuar për rreth 53.000. Ndërsa në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, numri i të punësuarve është shtuar për 185.000 vetë, bëri të ditur Agjencia Federale e Punësimit, me seli në Nyremberg. Shefi i AP Detlef Scheele”, shkruan DW.