Vendosni fjalën kyçe....

Argumentet e ‘llumit të kazanit’ rrëzuan prokurorin e Krujës, lirohet 68 vjeçari


Pas investigimit të emisionit ‘Boom’, Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë 68 vjeçarin Sabri Haka mbi të cilin rëndonte akuza e ‘trafikimit të lëndëve narkotike’.

Arrestimi dhe masa e sigurisë me 45 ditë burg për invalidin nga Nikla u bë me pretendimin se tek shtëpia, të cilën e ka braktisur para 20 vitesh është gjetur një sasi lënde narkotike.

Djali i të moshuarit solli fakte se kjo shtëpi e braktisur pa dyer e pa dritare nuk ishte në pronësi të tyre por rezultonte tokë shtet.

Dëshmi të rreme u dokumentuan gjatë procesit gjyqësor në Krujë ku në vendimin e gjykatës thuhej se avokati ishte dakort për sa i takon vlerësimit të ligjshëm të arrestit në flagrance të klientit, ndërsa avokati e mohoi këtë fakt pasi 68 vjeçari është marrë në ambientet e shtëpise se tij jo në vendngjarje.

Edhe pse prokurori e etiketon median si ‘llumi i kazanit”, faktet ishin më kokëforta se arroganca e prokurorit të çështjes dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit ne Tiranë la të lire të moshuarin nga Nikla. 68 vjeçari invalid u kthye pranë familjes, ku e prisnin me krahë hapur plot 10 nipër e mbesa.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *