Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e Greqisë thirret në Ministrinë e Jashtme për ngjarjen në Bularat


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thirrur mbrëmjen e sotme ambasadoren e Greqisë në Tiranë Eleni Surani për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës.

“Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *