Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda e dështuar e Ramës për lopën e të moshuarit në Has


Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë me zë dhe figurë të moshuarin nga Hasi që ta falenderojë që punën që  ka bërë për dëmshpërblimet në blegtori. 

Rama ka treguar historinë se qytetari është dëmshpërblyer tani për lopën që i ngordhi në 2015 falë portalit “Shqipërinë që Duam”. Rama vazhdoi me propagandën e tij duke u shprehur se faji nuk ishte i tiji për këtë vonesë por i nënpunësve që kishin zvarritur gjithë këto vite të moshuarin. Kryeminstri edhe sot u përpoq të bënte propagandë dhe të tregonte se qeveria që ai dreton punon dhe zgjdhoi lopën për ta sjellë si shembull edhe pse çështje kjo që duhej zgjidhur 3 vite më parë. 

Biseda:

Rama: Në 2015 kur ra ajo sëmundja e lopëve dhe kemi sjellë në kohën rekord dëmshpërblmet. Kam ardhur me 1.98 cm e mia, pra i tëri  dhe ju kam dhënë fjalën dhe ju dëmshpërbleva për lopët që iu kishte zënë sëmundja.  Të kërkoj shumë ndjesë dhe më vjen trup që të qenka vonuar kaq shumë lekët por ka edhe nga ata në zyrat e shtetit që nuk e bëjnë punën. Qytetari ka të drejtën e vetë. Qeveria i ka dhënë lekët që më 2015 dhe del një atje një më lopë e lopa dhe nuk jep lekët.

Qytetari: Në 2015 bëra letrat për dëmshpërblim dhe nuk mora asnjë lekë, pashë shokët e mi që morrën. Më pas shkrojta te portali dhe gjeta zgjidhje u shpreh qytetari. Falemiderit kryemistër. 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *