Vendosni fjalën kyçe....

Haradianaj: Nesër jeni në seancë, të gjithë kundër prekjes së territorit


Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se nesër tri partitë e pushtetit do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja.

“Besoj se do ta gjejmë nesër një gjuhë të përbashkët. Është inkurajuese që nesër në një seancë të thirrur nga opozita, do të jetë edhe pozita”, ka thënë kryeministri. 

Haradinaj thotë se gara për pushtet do të vazhdojë, por sipas tij, disa çështje me interes të përgjithshëm si dialogu, ose integriteti territorial nuk mund t’i ndajë partitë në qëndrimin e tyre.

Në lidhje me vizitën e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, në Kosovë , ai u shpreh se ka një lloj skepticizmi në këto proceset ku përfshihen  ndërkombëtarët. 

“Kemi obligime për dhomat e posaçme, por ekziston edhe një lloj skepticizmi në këto proceset me involvim ndërkombëtar”, është shprehur kryeministri. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *