Vendosni fjalën kyçe....

Ish-infermieri gjerman e pranon: Po, kam vrarë 100 pacientë


Një ish-infermier ka pranuar vrasjen e 100 pacientëve, që në seancën e parë  të gjyqit ndaj të tij, duke e bërë atë vrasësin serial më të keq në Gjermaninë e pas luftës.

Detectivët thonë se Niels Högel, 41 vjeç, injektonte doza fatale të ilaçeve tek njerëzit në kujdesin e tij në dy spitale në Gjermaninë veriore.

Motivi i tij, thonë prokurorët, ishte të bënte përshtypje tek kolegët duke ringjallur vetë pacientët që ai kishte vdekur.

Sipas prokurorisë gjermane por edhe vetë dëshmisë së Högel, pretendohet se ish-infermieri ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst mes viteve 1999-2005.

Kur u pyet nga gjyqtari në gjykatën Oldenburg nëse akuzat kundër tij ishin të vërteta, 41-vjeçari i pranoi akuzat.  

Sipas prokurorëve, dyshohet se Högel mund të ketë vrarë më shumë persona, por kjo nuk mund të vërtetohet duke qenë se një pjesë trupash janë djegur para se të varroseshin nga familjarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *