Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i planifikuar, Merkel: Nuk pres që të më zvogëlohet ndikimi im global


Një ditë më parë kancelarja gjermande deklaroi se nuk do të rikandidonte sërisht në vitin 2021 për Kancelare. Sot ajo ka deklaruar se nuk pret që ndikimi i saj global të zvogëlohet, për shkak të largimit të planifikuar të saj nga politika në vitin 2021 dhe deklaratës së bëri dje. 

Një ditë më parë, Merkel ishte shprehur se nuk do të garonte për t’u rizgjedhur në muajin dhjetor në krye të partisë së qendrës së djathtë CDU, por u kujdes të nënvizonte se planifikon ta përmbushë deri në fund mandatin e katërt si udhëheqëse e Gjermanisë.

Periudha e tranzicionit e përcaktuar nga Merkeli është gjithsesi e gjatë në politikë, aq sa edhe figurat më me peshë të CDU-së kanë shprehur publikisht dyshimet nëse ajo do të mundet ta mbajë pushtetin deri në fund të mandatit të saj.

Çfarë tha Merkel dje?

“Nuk do të kandidoj për kreun e CDU-së. Nuk do të kandidoj as për kancelare. Nuk do të kërkoj post tjetër politik. Nuk do të kërkoj post, pasi të më përfundojë mandati. Gjatë ditëve në vijim do të jap dorëheqjen si lidere e CDU-së. Marr përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet rajonale.”

Burimi: RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *