Vendosni fjalën kyçe....

Mërgjyshi largohet nga Laçi, Memelli merr përkohesisht vendin


Pas largimit të papritur ditën e sotme të Artan Mërgjyshit nga stoli i Laçit, vendin e lënë bosh pritet që ta marrë Migen Memelli. Ish-trajneri i U-19 te Tirana, mbante postin e zëvendësit të Mërgjyshit tek kurbinasit.

Tashmë, ai do të drejtojë seancat stërvitore të Laçit, si edhe do të jetë trajneri i përkohshëm. Memelli mund të mbajë postin e trajnerit edhe në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Luftëtarit, nëse deri në atë ditë drejtuesit e Laçit nuk marrin një trajner të ri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *