Prej disa ditësh tashmë moti i keq ka përfshirë gjithë Italinë, duke shkaktuar edhe viktima.
Sipas mediave italiane, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të kushteve të motit ka shkuar në shtatë. Ndërkohë një person rezulton ende i humbur.
“Repubblica.it” shkruan se dy persona kanë humbur jetën në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21 vjeçar në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.
Dy viktima nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios.
Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.
Një tjetër person që ka humbur jetën është identifikuar në provincën e Bellunos, i goditur në komunë Fletre.
Ndërsa një person rezulton i humbur në provincën e Cagliarit.