Vendosni fjalën kyçe....

Puna e parë që bën Xhafaj, 4 ditë pasi u largua si ministër


4 ditë pas dorëheqjes së tij si ish-ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është shfaqur në krah të kryebashkiakut të Tiranës, në një takim me banorët e njësisë 10, ku është deputet.

Ish-ministri ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e tij për Veliajn duke kërkuar një mandat të dytë për të.

Sipas Xhafajt, kryebashkiaku nuk e kërkon mandatin e dytë për të qëndruar në karrige por për t’u shërbyer qytetarëve.

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV-ja më e mirë për cilindo. Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qendrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna”, deklaroi Xhafaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *