Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveri e drogës”, Rama pritet me protesta në Has dhe Kukës (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama sot në veri të vendit u pritur me protesta nga qytetarët. Në Has dhe në Kukës, ku Rama zhvilloi dy aktivitete u prit me protesta nga qindra qytetarë. 

Me pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar mënyrën si po qeveris qeveria Rama dhe kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i shtetit. 

“Qeveri e drogës”, “Rinia e Hasit nuk të do” , ishin disa prej pankartave që mbanin në duar qytetarët e Hasit.

Ndërsa në Kukës protesta ishte edhe më e ashpër.  “Rama ik! Rama ik!, “Turp, Turp” ishin thirrjet e qytetarëve.  Flakanda, flamuj, brohorima dhe turma ka qenë e acaruar në këtë qytet dhe forvat e policisë nuk ishin të pakta. 

Kryeministri kur mori fjalën në aktivitetin e Kukësit (teksa po bënte anëtarësime të reja në PS) nuk i la pakomentuar protestat. Rama i quajti protestuesit  “një grup kafshësh të kopshtit zoologjik”./Hashtag.al 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *