Shumë bujë bëri transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi tek Juventusi këtë verë.
Përmes një interviste për “France Football”, Cristiano Ronaldo ka zbuluar arsyet se përse vendosi të largohej nga Real Madridi.
Ronaldo thotë se Presidenti Perez nuk e shihte me të njëjtin sy si para 5 vitesh dhe kjo është arsyeja pse vendosi të largohej në një skuadër që sipas tij e donte vërtetë.
“Ndieja se brenda klubit, veçanërisht nga presidenti, nuk më konsideronin më siç më kishin konsideruar në fillim. Në katër apo pesë vitet e para, kisha ndjesinë e të qenit ‘Cristiano Ronaldo’. Më vonë ndihesha më pak i tillë. Presidenti më shihte me sy, që nuk donin ta thoshin gjënë e njëjtë, sikur nuk kisha më rëndësi dhe vlerë për ta, nëse e dini çfarë dua të them. Kjo situatë më bëri të mendoj largimin.
Nganjëherë, i lexoja lajmet që thoshin se unë po kërkoja largimin. Kishte pak të vërtetë në këtë, po e vërteta është se gjithmonë e kam pasur përshtypjen se presidenti nuk do të më mbante. Nëse do të kishte qenë në lidhje me paratë, do të shkoja në Kinë, ku do të kisha fituar pesë herë më shumë se këtu, te Juventusi, apo te Real Madridi. U
në nuk kalova te Juve për paratë. Kam fituar të njëjtën shumë edhe në Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është se, te Juve, me të vërtetë më donin mua. Ata ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë”, tha futbollisti portugez.