Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë sugjerimet nëpër media se retorika e presidentit Donald Trump, mund të jetë fajtore për sulmin në Sinagogë, në Pittsburgh.
Sekretarja e shtypit Sarah Sanders, tha se sugjerimet që Trump ishte përgjegjës për 11 viktimat e së shtunës, është diçka e “egër”, shkruan BBC.
“Presidenti nuk është përgjegjës për këto akte”, tha znj. Sanders gjatë konferencës së lajmeve të së hënës, kur një gazetar i tha asaj se retorika e Trump mund të kishte luajtur një rol në sulmin e Pittsburgh-ut ose në një shpërthim të kohëve të fundit të bombave me postë.
“Mendoj se është e papërgjegjshme të fajësohet presidenti dhe anëtarët e administratës së tij për ato veprime të tmerrshme.”, vazhdoi Sanders.
I dyshuari sipas saj, nuk ishte një mbështetës i Trump – pasi ai e akuzoi presidentin nëpër postimet online se nuk ka bërë asgjë për të ndaluar “infektimin” nga hebrenjtë. Presidenti Trump i ka dënuar të shtënat, duke thënë se nuk duhet të ketë tolerancë për antisemitizmin.
11 persona mbetën të vrarë në Pitsburg të SHBA-së, ku një person I armatosur qëlloi me armë në një sinagogë.
Autori i dyshuar u identifikua si Robert Boëers, 46 vjeç. Ai e kishte shprehur disa herë urrejtjen ndaj HIAS, një shoqate që ndihmonte ardhjen e emigrantëve hebrenj në SHBA.
Ai u fut në sinagogë i armatosur me armë automatike dhe pistoletë qëlloi për vdekje 11 persona,. Po kështu plagosi edhe 3 oficerë policie.
Presidenti Trump ka deklaruar se shoqëria amerikane duhet të bëjë më shumë për të luftuar urrejtjen ndërsa ka thënë se autoritetet shtetërore janë në gatishmëri në mbarë vendin për të parandaluar ngjarje të ngjashme.