Vështirësitë e Real Madrid-it vazhduan sërish këtë të dielë me një humbje të thellë ndaj Barcelonës, në një lojë që përfundoi me rezultatin 5-1.
Pas një faulli në ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit, publiku i “Camp Nou”-t nisi të shante Sergio Ramos-in në kor.
Brohorimat e tifozëve të Barcelonës “Sergio Ramos bir i ku…”, nisën vetëm pesë minuta nga fillimi i ndeshjes.
Por këto thirrje iu duken tejet të paptërshtatshme mbrojtësit të Barcelonës Gerard Pique, i cili i kërkoi publikut t’i jepnin fund korit, duke ngritur gishtin tregues.
Edhe pse Pique dhe Ramos luajnë në ekipe të ndryshme në La Liga, ata janë miq mjaft të mië dhe sigurisht Pique s’mund t’i lejonte tifozët të silleshin aq ashpër me të.
Ramos duket se ka marrë humbjen shumë keq, pasi tifozët e kanë vënë re që mezi mbante lotët në minutën e 83-të të ndeshjes.
Humbja e lë Real Madridin në vendin e 9-të në tabelën e La Ligës me 14 pikë. E ardhmja e skuadrës së Los Blancos mbetet në pikëpyetje, ndërsa klubi ende duhet të shpallë një pasues të Lopetegui.
Piqué tells the Barca fans who were cursing Ramos to stop. I love you, @3gerardpique! pic.twitter.com/uQC0MhQME7
— Nadyice (@nadyice_) October 28, 2018