Vendosni fjalën kyçe....

Trump dërgon ushtrinë në kufirin me Meksikën, gjithçka për të frenuar karvanin e emigrantëve


Shtëpia e Bardhë e ka marrë shumë seriozisht ndalimin e karvanit të emigrantëve që është nisur ngha Hondurasi drejt SHBA-së.

Përveç emigrantëve nga Honduirasit, rrugës janë bashkuar edhe të tjerë persona nga vendet e Amerikës Qendrore. SHBA pritet të çojë në kufirin SHBA-Meksikë më shumë se 5 mijë trupa ushtarake si dhe një numër të madh mjetesh ushtarake tokësore e ajrore.

Dy karvanët e emigrantëve, që aktualisht po kalojnë nëpër Meksikë drejt SHBA-ve, pritet të mbërrijnë brenda pak javësh në kufirin mes dy vendeve dhe aty do priten nga një numër i madh ushtarësh. Trupat do të jenë të armatosura për të qenë gati për çdo situatë, duke qenë se priten përplasje të ashpra.

“Siguria kufitare është siguri kombëtare” njoftoi të hënën në një konferencë shtypi, gjenerali Terrence O’Shaughnessy, komandant i Komandës Veriore të SHBA-së.

Rreth 3500 emigrantë janë duke u gjurmuar në Meksikën jugore pranë kufirit midis shteteve të Chiapas dhe Oaxaca, ndërsa një grup tjetër prej afërsisht 3,000 perdonash është duke u formuar në kufirin meksikano-guatemalas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *