Vendosni fjalën kyçe....

Tsipras kërkon ndryshime radikale në Kushtetutë: Të shpallet neutraliteti fetar i Greqisë


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në lidhje me planet për ndryshimin e kushtetutës deklaroi se “Ka ardhur koha që shteti i Greqisë të përcaktojë në mënyrë të qartë neutralitetin e saj fetar brenda kushtetutës”.

Në një fjalim të mbajtur në asamblenë e përgjithshme të partisë së tij SYRIZA, Tsipras ka shpjeguar planet e tij në lidhje me ndryshimin kushtetues për të përcaktuar marrëdhëniet midis Kishës Ortodokse dhe Shtetit.

“Në një kohë kur vendi ka hapur një kapitull të ri, është koha për të ndërmarrë hapa që prishin radikalizmin dhe mësimin përmendësh”, tha Tsipras duke vënë theksin se nëpërmjet rrugëvë më demokratizuese qytetarët duhet të ribesojnë sërish tek sistemi politik.

Ai tha se në lidhje me reformën kushtetuese kanë vlerësuar propozimet dhe mendimet nëpërmjet komitetit kombëtar të formuar që nga vera e vitit 2016. “Mendoj se shteti, bota e politikës, qytetarët, kishat dhe besimtarët kanë arritur një pjekuri që sjellë logjikën dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të pranuar racionalizimin e këtyre marrëdhënieve”, tha Tsipras.

“Ne duam një kornizë të re që do të përcaktojë si rolet e kishës ashtu edhe të shtetit. Është koha që shteti grek të përcaktojë qartë neutralitetin fetar brenda kushtetutës”, thekson Tsipras duke shtuar se ka një konsensus të gjerë për kalimin në një epokë të re në marrëdhëniet e kishës dhe shtetit.

Tsipras tha se edhe Kisha Ortodokse do ta gjejë të përshtatshme këtë dhe se ky do të përbëjë një hap të rëndësishëm për modernizimin dhe liberalizimin e Kushtetutës. “Po i afrohemi këtij dialogu me këtë kuptim, ku me këtë pajtohet edhe Kryepeshkopi Ieronimos, me të cilin ndodhemi në respektin e ndërsjellë”, theksoi Tsipras.

Në kontekstin e këtij debati i cili është diskutuar shumë herë në Greqi, çështja nëse Ortodoksia do të mbetet apo jo feja zyrtare e shtetit përbën një pikëpyetje. Në kuadër të reformës kushtetuese, krahas çështjeve fetare, diskutohen edhe çështjet si përmirësimi i sistemit demokratik dhe imuniteti i anëtarëve të qeverisë.

Kryeministri grek Tsipras me letrat dërguar edhe liderëve tjerë partiakë në parlament u ka kërkuar atyre të paraqesin pikëpamjet dhe propozimet e tyre lidhur me ndryshimin kushtetues.

Ndërkohë disa parti opozitare e kanë interpretuar këtë hap të Tsiprasit si një “përpjekje për të ndryshuar axhendën”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *