Vendosni fjalën kyçe....

“Ke shpërblyer kriminelët”, Dako-Salianjit: Vemje do merrem me ty në gjykatë


Partia Demokratike ka denoncuar sërish lidhjet e kryebashkiakut Vangjush Dako me anëtarët e bandës së Avdylajve. Deputeti Ervin Salianji deklaroi se Dako duhet të ndëshkohet dhe duhet arrestuar pa humbur kohë.

“Vangjush Dako i ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet në Durrës për blerjene votave për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet!  Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë! Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!”, u shpreh Salianji.

Për këto akuza ka reaguar vetë kreu u Bashkisë së Durrësit dhe është shprehur se me Salianjin do të merret në Gjykatë. 

“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh.”, shprehet Dako. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *