Vendosni fjalën kyçe....

Tubimet raciste ndaj shqiptarëve, thirret në ministrinë e Jashtme ambasadorja greke


Për protestat  e fundit në Athinë ambasadorja e Greqisë, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.  Mësohet se ambasadores i është kërkuar distancim dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.

MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

Mbërmjen e djeshme në Athinë  protestuesit grekë dogjën flamurin shqiptar. Protestuesit u mblodhën pas një thirrjeje të organizatorëve përmes internetit dhe kërkuan që qeveria greke të kërkojë sqarime në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit.

Ekstremizëm në reagime, protesta dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve në vendin fqinj dhe gëzimi i pakuptimtë i shqiptarëve për vrasjen e minoritarit, të gjitha këto kanë shoqëruar ngjarjen.

Akti ndaj simbolit tonë kombëtar sipas mediave greke ka ndodhur gjatë protestës për vrasjen e Kacifas nga fshati Bularat i Gjirokastrës, të cilën mediat greke e quajnë Epiri i Veriut.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *