Presidenti amerikan Donald Trump këtë të matrtë ka vizituar sinagogën në Pittsburgh, ku 11 persona humbën jetën nga një sulm me tipare antisemitike.
Trump dhe shoqëruesit e tij u mirëpritën nga rabbi Jeffrey Myers, i cili i udhëhoqi ata brenda tempullit, ku ndodhi sulmi më i keq antisemit në historinë e SHBA-së, siç e quan BBC.
Shërbesa e parë u bë për vëllezërit Cecil dhe David Rosenthal, që të dy rreth të 50-ave. Shërbesat për doktorin 66-vjeçar, Jerry Rabinowitz, dhe 71-vjeçarin Daniel Stein vijuan më tej në Pittsburgh.
Presidenti amerikan shoqërohej nga bashkëshortja e tij Melania, vajza Ivanka dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, Jared Kushner.
Në një përkujtim jashtë, Melania Trump vendosi një lule ndërsa presidenti vuri një gur të vogël si një shënues për secilën prej viktimave.
Kjo vizitë e Trump në sinagogën ku ndodhi sulmi u shoqërua me protesta. Rreth 1.000 protestues ishin mbledhur duke mbajtur slogane që lexonin “Presidenti urren, larg shtetit tonë!” dhe “Trump, hiq dorë nga nacionalizmi i bardhë tani”.
Pas sulmit në Pittsburgh, presidenti Trump është akuzuar se nuk i do hebrenjtë, por kjo nuk do bënte sens duke qenë se bashkëshorti i të bijës, Jared Kushner është hebre.