Vendosni fjalën kyçe....

E kishin mbushur “Benz”-in me 800 kilogramë mish, kapen të rinjtë nga Korça


Janë arrestuar në Korçë dy persona, pasi akuzohen se po kontrabandonin një sasi prej 800 kilogramësh mish.

Në pranga kanë rënë Enri Koxha, 28 vjeç dhe Mihal Simaku, 22 vjeç, të dy banues në qytetin juglindor.

Ata u ndaluan pranë fshatit Dishnicë në aksin Bilisht-Korçë duke transportuar sasinë e lartpërmendur të mishit pa dokumentacionin përkatës dhe jashtë çdo kushti higjineo-sanitar.

“Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të Enri Koxha, 28 vjeç dhe Mihal Simaku, 22 vjeç, të dy banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, u kapën me mjetin tip “Benz” duke transportuar një sasi prej 790 kg mishi, të dyshuar si kontrabandë pa dokumentacionin përkatës.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Korçës për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *