Vendosni fjalën kyçe....

Ikja e shqiptarëve, Rama: Nuk është tragjedi, bota është e hapur për të gjithë


Kryeministri Edi Rama nga Kukësi në një bashkëbisedim me gazetarët është shprehur se fenomeni i ikjes së shqiptarëve nuk  është tragjedi pasi sipas tij bota është e hapur për të gjithë. 

“Ikja e shqiptarëve është në numër të madh, por këtu vijnë shqiptarë nga jashtë. Në fakt ata që ikin janë më të shumtë. Kush ikën është komplet në të drejtën e vet, për të parë mundësi të tjera. Ndryshe nga ata që derdhin lot krokodili, unë hyj tek ata që nuk e  shohin fare si tragjedi por është pjesë e historisë jonë kjo gjë. Jetojmë edhe në një botë që është e hapur edhe për ne. Se ku vendos të punojë dhe jetojë është e drejta e tyre.”, u shpreh Rama nga Kukësi. 

Kryeministri shtoi më tej se vitin tjetër PS do të fitojë edhe bashkinë e Kukësit.  “Qyteti i Kukësit është ndryshe tani edhe i kemi dhënë buxhet kësaj bashkie. Sot nuk është i njëjti para 4 viteve. Ne do ta fitojmë Kukësin vitin tjetër dhe do të bëjmë më shumë. Ne kryetarin e Bashkisë nuk kemi pasur asnjë problem, ndryshe nga zonja e njohur e Shkodrës”, tha Rama. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *