Janë arrestuar në Tiranë 2 të rinj të cilat janë kapur në flagrancë duke shitur drogë.
Në pranga kanë rënë 21-vjeçai Armando Dervishi, banues në Çorovodë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 111 doza drogë e dyshuar e llojit kokainë.
Në pranga ka rënë edhe 24-vjeçari Fatjon Shkalla, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë kpaur 69 gramë drogë e dushuar e llojit kanabis.
Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë dy poseduesit.
Sekuestrohen 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” dhe 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Seksioni kundër Narkotikëve në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike arrestoi në flagrancë shtetasit:
Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.
Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.