Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Në pranga ka rënë Robens (Arben) Berberi, i cili është dënuar në vendin fqinj me 18 viute burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.
“Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Milanos në Itali e kadënuar me 18 vite burg. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kapur një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale ” Organizatë kriminale “dhe” Trafik narkotikësh “parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Një i moshuar ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë teksa po lëviate me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrilë të Lezhës, ku 78-vjeçari me iniciale Z.M., është përplasur nga një makinë që drejtohej prej 50-vjeçarit me iniciale Xh.D., banues në Lushnjë.
Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po pyetet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
“Sot, rreth orës 07:30, në Rrilë, shtetasi Xh.D., 50 vjeç, banues në Lushnjë ,duke drejtuar mjetin tip kamion, ka aksidentuarin shtetasin Z.M. 78 vjeç, banues në Rrilë, i cili po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Z.M., ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.D. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.