Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej për trafikim të miturish,  shqiptari kapet në Itali nga Interpoli


Një i ri shqiptar është arrestuar sot në Itali, ndërsa pas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Emri i të arrestuari nuk bëhet me dije, por siç shkruajnë mediat fqinje, thuhet se 28-vjeçari akuzohet për  veprën penale “shfrytëzim fëmijësh” dhe trafikim të qenieve njerëzore. Gjithashtu raportohet se kanë qenë shërbimet e Interpolit, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e më pas arrestimin e shqiptarit

Tashmë drejtësia italiane pritet ta ekstradojë 28-vjeçarin drejt Shqipërisë, veprim ky i cili mund t’i kushtojë plot 15 vite burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *