Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet në detyrë prokurori Sokol Stojani


Është konfirmuar në detyrë prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojani. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndaj Stojanit nuk është gjetur asnjë shkelje në asnjë nga 3 shtyllat në të cilët është kryer kontrolli.

“Nga hetimet, Sokol Stojani nuk fshehu pasurinë,” konfirmoi KPK.

Relatorja e cështjes tha se ILDKPI konfirmonte se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë në perputhje me ligjin, ka burime financiare për të justifikuar pasurine dhe nuk gjendet ne situaten e konfliktit te interesit.

Si pasuri të Stojanit u listuan një apartament i blerë në vitin 2002 me kredi, si dhe një automjet me vlerë 4 mijë euro.

Në sitën e kontrollit të trefishtë kanë kaluar edhe familjarët e prokurorit, të cilët gjithashtu e kanë justifikuar pasurinë me burime të ligjshme.

Drejtoria e Sigurimit të informacionit të klasifikuar, konfirmonte përshtatshmërinë e prokurorit në detyrë, për shkak se nuk ishin gjetur lidhje të tij me eksponentë të krimit të organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *