Kreu i opozitës turke, lider i Partisë Republikane të Partisë Popullore (CHP) Kemal Kilicdaroglu ka shitur shtëpinë për të paguar një gjobë ndaj presidentit të vendit, Rexhep Tajip Erdogan.
Ky i fundit kishte ngritur një padi kundër Kilicdaroglu me arsyetimin se ai “ka shpifur për presidentin”.
Sipas të përditshmes turke “Milliyet”, Kilicdaroglu duhej të shiste një shtëpi që kishte në qytetin bregdetar të Burhaniye, në mënyrë që të paguante kompensimin e vendosur nga gjykata, e cila ishte caktuar 1 milion 500 mijë lira turke, apo 268.200 dollarë.
Me një pjesë të parave që kishte përfituar nga shitja, lideri kryesor i opozitës gjithashtu pagoi shpenzimet e dasmës së djalit të tij, shkruan The Globe Post.
Deri më tani Erdogan ka paraqitur 29 padi kundër Kılıçdaroğlu për fyerje, 12 prej të cilave janë finalizuar.
Debati i “Isle of Man” u bë një temë e nxehtë në Turqi në nëntor 2017, pasi Kilicdaroglu pretendonte se familja e presidentit Erdogan ka dërguar miliona dollarë në një kompani offshore, me bazë në ishulli.
Erdogan më vonë e solli çështjen në gjykatë duke e akuzuar kreun e opozitës për shpifje. Gjykata vendosi se pretendimet ishin “krejtësisht të pabazuara” dhe u konstatua se asnjë transferim i tillë nuk do të ndodhte.