Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori turk: Gazetari saudit u vra sapo hyri në konsullatë dhe trupi i tij u coptua


“Gazetari Jamal Khashoggi u vra menjëherë pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll”. Kështu ka konfirumuar së fundmi një prokuror turk, Irfan Fidan duke shtuar se trupi i tij ishte “i prerë në copa copa” pas vrasjes. Ai tha se operacioni ka qenë i paramenduar dhe se Khashoggi u vra shumë shpejt pasi hyri në konsullatë.

Deklarata e tij vjen pasi prokurori i përgjithshëm saudit, Saud al-Mojeb, përfundoi vizitën në Stamboll, në lidhje me hetimet e rastit.

Khashoggi,  në gazetën Washington Post dhe kritik i princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, është parë për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Pas mohimeve për disa ditë, autoritetet saudite e kanë pranuar më 20 tetor se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq. Trupi i Khashoggit nuk është gjetur ende.

Burimi: RT

Prokurori i Përgjithshëm saudit, Saud al-Mojeb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *