Vendosni fjalën kyçe....

“Librat falas” nuk funksionon për klasën e parë, mësueset plotësojmë kërkesen e qeverisë


Projekti i librave falas, dhe rikthimi i tyre në fund të vitit shkollor mesa duket nuk është ashtu siç u premtua nga vetë kryeministri Rama. 

Kjo pasi këta libra falas vetë nxënësit nuk lejohen t’i përdorin sipas këkesave të problemeve.  Kjo vjen pasi një pjesë e mësuesve u janë përmbajtur kërkesës së qeverisë për të rikthyer librat e padëmtuar në fund të vitit dhe kërkojnë fëmijëve që të mos i ngjyrosin ata.

Pra të mos zgjidhin problemet matematikore dhe nxënësit detyrohen që këto lloj ushtrime të bëjnë në fletoret e tyre. 

‘ ‘I lëmë ashtu, pastaj e hedh në fletore, me ngjyrosje. “Ne do ta kopjojmë atë pastaj do të vizatojmë dhe do ta ngjyrosim’, kështu shprehen disa nxënës, bashkë me prindërit për Tv Klan. 

Por nëse një libër është i ngjyrosur, a do të mund të jetë ai i përdorshëm për nxënësin pasardhës në vitin që vjen?Duhet të themi se ngjyrat nuk mund të fshihen me gomë në kudratet që janë plotësuar. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *