Aparati i mamografisë në Poliklinikën e Specialiteteve nr 3 në Tiranë nuk funksionon prej 3 javësh. Emisioni “BOOM” e denoncoi këtë fakt disa ditë më parë, por aparati ende nuk është riparuar. Kjo situatë ndodh pikërisht në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.