Vendosni fjalën kyçe....

Noka-Ramës: Burrat në veri nuk janë si ti, i repektojnë gratë, janë punëtorë


Deputeti demokrat Flamur Noka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimin që ky i fundit bëri për kuksianët që protestuan kundër tij. Noka është shprehur se kur të flasë për Kukësin duhet ta mbajë gojën e shthurur. 

“Edvin! Kur te flasesh per Kukesin, duhet te mbash gojen e shthurur, se burrat ne veri nuk jane si ty Edi Rama! Ne Kukes grate i respektojme, nuk i rrahim, nuk i percmojme, nuk i padisim per atesine e femijes. Burrat andej nga ne jane punetore, por ti s’u ofrove asnje shans keto vite te pushtetit tend barbar. Na ke pare me urrejtje! E ke shpopulluar Kukesin dhe gjithe Veriun duke i detyruar te ikin emigrante qe te mbajne grate dhe femijet, pra, familjen qe per burrat e Veriut eshte e shenjte.

Po ku kupton ti nga shenjteria e familjes dhe nga puna e ndershme? Ti je shoku i Elvis Roshit, perdhunes grash, je shoku i Arben Ndokes , trafikant grash.

Më herët Rama u shpreh me ironi për protestën e djeshme. “Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindjee dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria.”u shpreh Rama në lidhje me protestën e djeshme në Kukës. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *