Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i FIFA-s: Botërori i 2022 mund të bëhet me 48 ekipe


Zgjerimi i Kampionatit Botëror nga 32 në 48 skuadra kombëtare mund të lëvizë nga viti 2026 në vitin 2022, tha Gianni Infantino, president i Federatës Botërore të Futbollit.

Nëse miratohet vendimi për të rritur numrin e kombëtareve që nga viti 2022, atëherë Katari do të ndante të qenurit nikoqir i Botërorit me ndonjërin nga vendet e rajonit.

Vendimi tashmë është marrë për të zgjeruar Kampionatin Botëror në vitin 2026, kur nikoqir do të jenë SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja, duke u zgjeruar në 48 skuadra kombëtare dhe Infantino tani po e konsideron atë katër vjet më parë.

“Nëse është e mundur, pse jo”, u shpreh Infanto, duke shtuar, “Ne duhet të shohim nëse është e mundur të bëhet kjo. Flasim me miqtë tanë nga Katari, gjithashtu edhe me shumë miq të tjerë në rajon dhe shpresojmë se kjo mund të ndodhë. Nëse jo, të paktën do të përpiqemi. Ne do të përpiqemi, sepse ne gjithmonë duhet të përpiqemi t’i bëjmë gjërat në një mënyrë më të mirë”.

Duke folur në hapjen e selisë së re të Konfederatës Aziatike të Futbollit në Kuala Lumpur, Infantino konfirmoi edhe planin e tij që të rrisë numrin e pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror për Klube.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *