Qeveria zvicerane njoftoi sot se ka hequr dorë nga lehtësimi i kufizimit të eksporteve të armëve drejt vendeve që janë të përfshira nga konflikte të armatosura të brendshme.
Në një komunikatë, qeveria njoftoi se “ka vendosur që të mos rishikojë urdhërin mbi materialet e luftës”.
Zyrihu shpjegoi se “ka hequr dorë nga reforma për të lehtësuar kufizimin e eksporteve të armëve sepse kjo nuk ka më mbështetjen politike të nevojshme”.
Në fakt më 15 qershor, duke marrë parasysh çështje sigurie dhe ekonomike, qeveria kishte njoftuar se do të lehtësonte shitjen e materialeve luftarake drejt vendeve që janë përfshirë nga konfliktet e armatosura të brendshme.