25 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter afgan u rrëzua në pjesën perëndimore të vendit, konfirmuan autoritetet për mediat vendase. Zyrtarët provincialë dhe zyrtarët më të lartë ushtarak thuhet se janë midis viktimave.
Sulmi është marrë përsipër nga talibanët, të cilët kanë pretenduar se kanë qëlluar helikopterin e rrëzuar ndërsa autoritetet afgane fajësuan për incidentin motin e paqëndrueshëm në vend.
Kreu i këshillit provincial Farah dhe zëvendës komandanti i trupës së 207-të të ushtrisë afgane, thuhet se janë ndër viktimat e incidentit të rëndë.
Incidentet me helikopter nuk janë të rralla në Afganistan. Në fillim të shtatorit, një i tillë në pronësi të një kompanie moldave u rrëzua në veri të vendit, duke vrarë 11 anëtarë të forcave afgane të sigurisë.
Helikopteri, i drejtuar nga tre anëtarë ekuipazhi me shtetësi ukrainase, po transportonte municione dhe shpërtheu menjëherë sapo goditi tokën.
Helikopteri shpërtheu menjëherë duke djegur trupat e personave në bord aq sa nuk njiheshin, raporton “AFP”.