Vendosni fjalën kyçe....

Sërish protesta në Athinë, digjet flamuri shqiptar (VIDEO)


Vazhdojnë gjestet e urrejtjes mes grekëve dhe shqiptarëve në Athinë, pas vrasjes së minoritarit Kostandin Kacifa.

Gjatë një tubimi të zhvilluar në Athinë mbrëmjen e djeshme, protestuesit grekë dogjën flamurin shqiptar.

Protestuesit u mblodhën pas një thirrjeje të organizatorëve përmes internetit dhe kërkuan që qeveria greke të kërkojë sqarime në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit.

Ekstremizëm në reagime, protesta dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve në vendin fqinj dhe gëzimi i pakuptimtë i shqiptarëve për vrasjen e minoritarit, të gjitha këto kanë shoqëruar ngjarjen.

Akti ndaj simbolit tonë kombëtar sipas mediave greke ka ndodhur gjatë protestës për vrasjen e Kacifas nga fshati Bularat i Gjirokastrës, të cilën mediat greke e quajnë Epiri i Veriut.

E gjitha nisi ditën e djelë, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull në Gjirokastër, ku rreth orës 10.00, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë shqiptare, personi që ka qëlluar me armë zjarri ishte Kostandinos Kacifa.

Kur kanë mbërritur në vendngjarje, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake, Kostandinos Kacifa. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë. Lajmi u bë publik në media, ku policia njoftonte se ishte vënë në ndjekje të minoritarit grek.

Pasi kanë marrë përforcime dhe kanë lokalizuar Kacifasi-n në një shpat mali mbi fshatin Bularat, mes forcave speciale dhe Kacifas ka nisur një përplasje me armë, nga të cilat ka mbetur i vrarë minoritari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *