Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet vizita e Netanyahu-t në Shqipëri, ndërron jetë ministri


Shtyhet vizita e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu në Shqipëri. Mësohet se shkak për këtë është bërë ndarja nga jeta e ministrit për Shëbimet Fetare në Izrael, David Azoulayu.

Netanyahu kishte planifikuar të vizitonte Shqipërinë më 1 nëntor, ku do të merrte pjesë në një samit të pacaktuar rajonal.

Kryeministri izraelit do të udhëtyonte në Shqipëri dhe Bullgari për t’u takuar me politikanët Ballkanikë në fillim të muajit të ardhshëm, mirëpo ndarja nga jeta e ministrit i ndryshoi të gjitha planet.

Ministri i Shërbimeve Fetare David Azoulayu nda nga jeta këtë të martë, pas një sëmundje afatgjatë me të cilën ai kishte luftuar për shumë muaj. Azoulayu ishte 64 vjeç.

Azoulay shërbeu për 22 vjet si një mbështetës në parti, por iu dha një rol ministror në qeverinë e tanishme për herë të parë.

Ai u emërua në postin e tij të parë dhe të vetëm ministror në 2015 në qeverinë e tanishme si shërbëtor i shërbimeve fetare, edhe pse ai shërbeu si zëvendës ministër i brendshëm në qeverinë Sharon nga 2001 në 2003.

Lindur në Meknes, Marok, në 1954, Azoulay emigroi në Izrael me familjen e tij në 1963.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *