Vendosni fjalën kyçe....

Zaev: Çfarë kam bërë unë për shqiptarët


Deputetët e opozitës sot e pyetën kryeminsitrin Zaev  që të tregojë për punën e deritanishme, konkretisht se çfarë ka bërë për qytetarët shqiptarë.

Në lidhje me këtë me pyetje Zaev është shprehur se qeveria e tij nuk punon në përzgjedhjen sipas etnive, “por sipas realizimit të projekteve për të gjithë qytetarët në Maqedoni dhe ndjesinë e të qenit të barabartë në këtë shtet dhe jo të ndarë, siç punoi për 11 vite radhazi qeveria e mëparshme”.

“Çfarë kam bërë unë si kryeministër i Qeverisë për shqiptarët e Maqedonisë. Punën e parë më të rëndësishme që kam bërë është barabarësia e të drejtave të shqiptarëve me maqedonasit. Dhe kjo dëshmon se për këtë Qeveri, edhe shqiptarët janë të barabartë dhe aspak nuk i ndajmë në maqedonas, shqiptarë, romë, serb, turq, vlleh apo boshnjakë. I shohim në bazë të parimit të së drejtës, për përfaqësim të drejtë në institucione, në intensitetin e punësimeve nëpër institucione shtetërore. Dhe sa për krahasim me 10 vitet e fundit, intensiteti i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërorë është shumë më i madh.

Do të investojmë në projektet infrastrukturore, rrugë rajonale, magjistrale dhe lokale. Po punojmë që kapitali shtetëror të shpërndahet njëjtë në të gjithë territorin e Maqedonisë ku shumicë janë edhe shqiptarët. Po bëjmë brenda një viti që Qeveria juaj e mëparshme për 11 vite radhazi qeverisje nuk arriti të bëjë për shqiptarët e Maqedonisë që gjithmonë kanë qenë qytetar lojal të këtij shtetit dhe vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen”, tha Zoran Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *