Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet me forcat kryesore politike në vend lidhur me datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale që do mbahen në vitin 2019-të.
Kreu i Shtetit ka kërkuar qëndrimin e forcave kryesore politike lidhur me datën kur shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre lokalë për 4 vitet e ardhshme.
I pari në zyrën e Metës pritet të shkojë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, që është parashikuar të mbërrijë rreth orës 11 e 30 ndërsa 15 minuta më vonë pritet që Meta të presë në Presidencë kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Zgjedhje e ardhshme lokale pritet të mbahen në muajt majt ose qershor të vitit të ardhshëm megjithatë kjo gjë do vendoset nga Kreu i Shtetit në konsultim me forcat kryesore politike në vend dhe takimi i sotëm i shërben kësaj çështjeje.