Vendosni fjalën kyçe....

189 të vdekur, në Indonezi gjendet kutia e zezë e avionit të Lion Air


Pas aksidentit të rëndë është gjetur kutia e zezë në Indonezi. “Boeing 737 MAX 8” me 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua të dielën në mëngjes, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang.

Nga ky aksident nuk shpëtoi asnjë.  Në kutinë e zezë dëgjohet qartë regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit nga avioni i Lion Air. “Është konfirmuar, është gjetur kutia e zezë”, tha për AA, Mohamad Zaenal, kryetar i Shërbimit për Informacion Detar.

Siç bën të ditur Zaenal, zhytësit kanë gjetur kutinë e zezë në një thellësi pritej 30 metrash, e ndarë nga trupi i avionit.

“Ndoqëm sinjalet duke ngushtuar zonën e kërkimit. Pastaj gërmuam në vendndodhjen ku dëgjohej zëri ‘ping’, ku dhe gjetëm kutinë e zezë”, shtoi ai më tej. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *