Në prangat e policisë së Lushnjës kanë rënë 3 persona pasi janë kapur me 30 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë dhe me një armë tip pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Operacion me metoda proaktive nga Komisariati i Lushnjes, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokuroria Lushnje. Sekuestrohen 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Nga Komisariati i Policisë Lushnje, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë Lushnje, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Louse”.
Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët eKomisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:
E.Ç, 34 vjeç. banues në Lushnje.
E.Ç, 39 vjeç, banues në Lushnje.
E.K, 38 vjeç, banues në Lushnje.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat elartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:
•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava
•Një krëhër me 8 copë fishekë.
Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin eplotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të perfshirë.